Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.12.2022, 18:13
Ka reaguar së fundmi, në lidhje me incidentin e Sali Berishës, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ndryshe nga hakerat iraniane, Met Rrumbullaku, thotë se Gerti Shehu nuk ka qenë dhe nuk është polic.
Gjithashtu, sipas tij, kartela e shëndetit mendor, është bërë publike nga familjarët dhe jo nga policia.
Deklarata e Met Rrumbullakut:
Në lidhje me deklaratat e Berishës, se Gert Shehu është polic, sqarojmë se ai nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është pjesë e strukturës së policisë së shtetit. Gjithashtu sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e Gerti Shehut është vënë në dispozicion nga familjarët e tij. Përgenjështrojmë deklaratat e Berishës. Sigurojmë Sali Berishën që jemi në dispozicion për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR