Vrau ish-bankierin italian në sy të gruas, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.12.2022, 17:49

Paulin Meçaj, 32-vjeçari shqiptar që vrau një vit më parë në Leçe ish-bankierin italian është dënuar me burgim të përjetshëm. Vrasjen Meçaj e kreu me Andrea Capone, i cili po ashtu ka marr të njejtin dënim. Të dy autorët shtinë mbi trupin e Giovanni Caramuscio, teksa ky i fundit ishte duke tërhequr para në një bankomat. E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e gruas së ish-bankierit 69-vjeçar.

Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet.

Të dy autorët e krimit të rëndë gjatë procesit, gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit, i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit