Antarësimi në BE/ Në 2019-ën Rama tha që i kemi plotësuar kushtet, sot tha që duhet të plotësojmë ende kushte

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 06.12.2022, 17:28

Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me premtimin se do të ishtë ai që do ta fuste Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kaloi një mandat dhe në vitin 2018, Rama bëri të njejtin premtim. U zotua se Partia Socialiste do të përmbushte çdo kusht të europianëve për të qenë pjesë e unionit.

Në vitin 2019, Rama doli si fitimtar duke thënë se Shqipëria i ka përmushur kushtet por është Europa që po shton detyra të reja që nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

“Nëse shkon për një krushqi dhe të thonë ke këto tre kushte. Ti shkon me tre kushte dhe të thonë na fal po kemi dhe nja nëntë të tjera. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ata të cilët do ti të bësh krushqi, nuk janë gati aty për ty” – tha Rama në tetor të vitit 2019.

Kanë kaluar afro 10 vite nën qeverisjen e vendit nga Edi Rama dhe Shqipëria nuk i është afruar Europës akoma. Sot Rama përtypi fjalët që ka thënë më parë duke shprehur se ka ende detyra shtëpie për t’u përmbushur.

“Kur vjen fjala për anëtarësimin duhet të bëjmë detyra tona të shtëpisë. Nuk kam ndryshuar mendim kur kisha debate me udhëheqësit evropianë, na duhet të kemi instrumentet e anëtarësimit për tu forcuar nga ana e institucioneve dhe për të arritur në nivelin e BE-së” – tha Rama sot nga Samiti i BE që u zhvillua në Tiranë.

Por realisht kë Ramë duhet të besojmë, atë që u zotua se Shqipëria ishte gati për të qenë pjesë e BE në vitin 2019, apo këtë që thotë sot se ka ende detyra shtëpie për t’u përmbushur?!

Shqipëria ishte gati që në vitin 1990 për të hyrë në BE, që kur rrezoi komunizmin, por si duket janë politikanët që e kanë qeverisur për 32 vite, të cilet po e zvarrisin këtë proces të shumëpritur për shqiptarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit