Grushti ndaj Sali Berishës, reagon për herë të parë Edi Rama

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.12.2022, 15:43

Edi Rama ka reaguar, pak minuta më parë, në lidhje me sulmin ndaj Sali Berishës, ditën e sotme.

Sipas Ramës, sulmi është i pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm. Ndërkohë, Berisha thekson se pas sulmit është dora e Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit