Arben Fetai: A ka ndonjë shqiptar në SPB Kumanovë që guxon t`i kundërvihet keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2022, 14:33

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht organet e rendit dhe hetuesisë, se a ka ndonjë shqiptar në SPB Kumanovë që guxon t`i kundërvihet keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve.

“ Surrealizëm. Dhjetëra shqiptarë të ftuar në stacionin policor famëkeq të Kumanovës sepse kanë festuar fitoren e Zvicrës në rrugët e qytetit me flamuj shqiptarë,transmeton almakos.

A ka ndonjë shqiptar në atë stacion policor që guxon t’u kundërvihet keqtrajtimeve të tilla që na kujtojnë shekullin e kaluar? A ka shqiptar ne qeveri që guxon të kundërshtojë kryepolicin Spasovski apo krejt i rrinë gatitur si pula të lagura?”, pyet Arben Fetai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit