Armë zjarri, fenelina dhe dylbi, gati për aksion, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2022, 08:25

Policia ka arrestuar 2 të rinj në Lezhë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”. Iu gjetën të fshehura armë zjarri, fenelina dhe dylbi, në automjetin me të cilin qarkullonin, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”.

Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Dodge", me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës". Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit