Brazili ka fituar sonte me lehtësi 4-1 ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e raundit të 16-ve të Kampionatit Botëror duke prerë zyrtarisht biletën për në çerekfinale.
Vinicius Junior, Neymar Richarlison dhe Lucas Paqueta ishin autorët e golave.
Një gol nderi për Korenë e Jugut e shënoi Seung-Ho Paik në pjesën e dytë. Në çerekfinale, Brazili do të luajë kundër Kroacisë që e mposhti Japoninë.