Në Greqi një kilometër rrugë kushton 6.2 mln euro, në Shqipëri mbi 7 milionë euro

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.12.2022, 20:19

Që kur u shpikën PPP-të në Shqipëri, shumica e punimeve infrastrukturor nuk ja kryer më nga shteti, por nga privatët. Privatë të cilët erdhën pa një kokërr leku në xhep e sot janë miliarderë përshkak të parave që u janë dhënë për të bërë një punë që deri dje e kryente shteti. Kështu po ndodh dhe me rrugët, të cilat po kushtojnë si të jenë shtruar me flori.

Qeveria shqiptare ka dhënë së fundmi me koncesion rrugën Lekaj-Fier, me kosto 320 milionë eurove, për vetëm 46 kilometra. Pra thënë ndryshe, 7 milionë euro do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë një kilometër rrugë. Kostoja mund të ndryshojë në rast se pas përfundimit të maturimit të kredive që do marrë koncesionari, çmimi për një kilometër rrugë edhe mund të dyfishohet.

Ndërkohë sipas Top Channel, një shembull tërësisht më i lirë vjen nga Greqia fqinje. Në 2020-ën komisioni europian miratoi 300 milion euro fonde për ndërtimin e pjesës veriore të autostradës E65 nga Trikala në Greneva, që nuk është ekzistuese. Kjo pjesë e rrugës 70.5 km e gjatë është llogaritur për tu ndërtuar me 442 milion euro, 6.2 milion euro për km, shumë më lirë se ajo e jona. Por jo gjithçka mbaron këtu, kjo rrugë do të çajë malin ndryshe nga projekti në Shqipëri dhe ka katër tunele në total.

Veprat që do ndërtohen në këtë rrugë janë tunele me gjatësi totale 900 metra, 31 ura / mbikalime, gjashtë nyje dalëse, dy Qendra Operimi dhe Mirëmbajtje, si dhe një stacion pagese. Ndërkohë në të gjithë gjatësinë e projektit do të ndërtohen zona parkimi dhe pushimi, si dhe një rrjet i ri rrugor dytësor për t’i shërbyer zonave fqinje. Pra, më shumë kilometra, më shumë vepra arti dhe mbi 80% e financuar nga Bashkimi Europian.

Ndërsa rruga Lekaj Fier, sipas atyre që kanë deklaruar drejtuesit e ministrisë së Infrasterukturës, do ndërtohet e re në vetëm 3.2 kiloemtra, do shtohen rrugë dytësore atje ku mungojnë dhe do bëhen tre ose katër nënkalime dhe sigurisht pika për të mbledhur gjobën e re për shqiptarët që do të kushtonë 1.3 miliardë euro në 35 vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit