Mbrëmjen e 22 janarit, 14-vjeçarja dhe një mikesha e saj, kur pa se mamanë e saj e kishte zënë gjumi, janë larguar për të takuar shqiptarin në Athinë.
Kur ka ardhur mëngjesi dhe 14-vjeçarja nuk ishte kthyer, nëna duke kërkuar llogaritë e saj në rrjetet sociale ka konstatuar se e kishte kaluar natën me 40-vjeçarin në një hotel në Omonia.
Ajo ka denoncuar menjëherë gjithçka në polici dhe në ato momente policia ka dalë me nxitim nga hoteli dhe sapo shqiptari ka dalë me vogëlushen e kanë arrestuar.
Ekzaminimi mjeko-ligjor është një tjetër parametër që “djeg” 40-vjeçarin.
Ky i fundit ka dalë para gjykatës ditën e sotme pasi që joshi një vajzë të mitur, vetëm 14 vjeçe, në një marrëdhënie të neveritshme dhe kriminale, e cila përfundoi vetëm kur policia e prangosi janarin e kaluar teksa ishte me të miturën në një hotel në Omonia.