Luhet pas pak sfida Kroaci-Japoni, e vlefshme për raundin e 16-ve të Kupës së Botës, me takimin që nis nga ora 16:00.
Kroatët cilësohen si favoritë, por japonezët me mposhtjen e Gjermanisë në fazën e grupeve na dëshmuan se nuk kanë frikë të përballen me skuadrat “big”.
Për këtë duel janë bërë zyrtare edhe formacionet me të cilat dy ekipet do të zbresin në fushën e lojës, me trajnerët që kanë skicuar edhe 11-të luftëtarët e këtij takimi.
FORMACIONET ZYRTARE
Japonia: Gonga, Doan, Endo, Ito, Kamada, Maeda, Morita, Nagatomo, Taniguchi, Tomiyasu, Yoshida.
Croacia: Livakovic, Barisic, Brozovic, Gvardiol, Juranovic, Kovacic, Kramaric, Lovren, Modric, Perisic, Petkovic.