Blick: FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Serbisë, jo ndaj Xhakës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2022, 14:45

FIFA e ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Serbisë për tri shkelje të mundshme gjatë disfatës kundër Zvicrës në Kupën e Botës, ndërkohë që Granit Xhaka nuk do të hetohet, sipas gazetës zvicerane "Blick".

Takimi mes Serbisë dhe Zvicrës – në të cilën Xherdan Shaqiri shënoi njërin nga tri golat e triumfit – solli sërish tensione mes kapitenit Granit Xhaka dhe futbollistëve serbë.

Tifozët serbë bënë thirrje fashiste në tribuna “vrasje për shqiptarë”, ndërkohë që trajneri Dragan Stojkoviq i shau shqiptarët me nënë.

“Siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nis procedurë kundër Federatës së Futbollit të Serbisë. Për shkak se ka mundur të kishte shkelje të tri neve të kodit të sjelljes së FIFA-s gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës”, shkroi e përditshmja zvicerane.

Xhaka, i cili i kapi organet gjenitale drejtuar bankës serbe dhe i shau ata në shqip, nuk do të hetohet, sipas Blick.

Sipas Blick, Serbia akuzohet se i ka shkelur nenet 12, 13 dhe 16 të kodit të sjelljes. Neni 12 ka të bëjë me sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve. Neni 13 me diskriminim dhe neni 16 me sigurinë e ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit