16-vjeçarja në Tropojë denoncon 25-vjeçarin durrsak: Më ka përdhunuar!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2022, 13:01

Një 25-vjeçar është arrestuar ë fundmi pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Në prangat e policisë Tropojë ka rënë shtetasi me iniciale E.B 25-vjeç, banues në Shënavlash, Durrës. Ky shtetas është arrestuar pasi një vajzë 16-vjeçare ka deklaruar se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit