Hyri në det për të marrë lopatat e këmbëve, 26-vjeçarja ndërron jetë pas përplasjes nga skafi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.12.2022, 11:57

Një 26 vjeçare nga Kalifornia, e cila kishte hyrë në det për të marrë lopatat e këmbëve, humbi tragjikisht jetën pasi u përplas nga një skaf.

Aksidenti viktimë e të cilit mbeti e reja me Natalia Andrea Larranaga Fajardo ka ndodhur në Kolumbi më 27 nëntor. E reja u godit në këmbë dhe në pjesën e poshtme të shpinës, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Vajza fatkeqe u dërgua në spital ku iu bë transfuzion gjaku nga ku mjekët arritën që ta rikthejnë në jetë.

Gjatë operacionit vajza kaloi një arrest kardiak gjatë dhe mjekët sërish e rikthyen në jetë. Pas operacionit, 26-vjeçarja u transferua në ICU ku pak momente më vonë u nda nga jeta pas një arresti të dytë kardiak.

Kështu dy personat që ndodheshin në skaf janë arrestuar dhe tashmë po përballen me drejtësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit