Zbulohet arsyeja pse Sterling u largua me urgjencë nga kombëtarja e Anglisë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.12.2022, 08:21

Detaje tronditëse janë zbuluar rreth Raheem Sterling, i cili brakrisi në mënyrë urgjente kombëtaren e Anglisë në Botërorin e Katarit.

Shtëpia e tij në Angli u bastis nga grabitës të armatosur, ndërsa partnerja dhe fëmijët e tij ishin në shtëpi mbrëmjen e së shtunës.

Raheem momentalisht ishte i përkushtuar ndaj Anglisë dhe Kupës së Botës, por ai menjëherë donte të kthehej në shtëpi pasi shqetësohej për familjen e tij dhe ashtu veproi.

Sterling komunikoi vendimin e tij për t'u larguar pasi ka mbështetjen e plotë të Southgate, të gjithë bashkëlojtarët dhe FA.

Raheem do të kthehet në Katar nëse rrethanat janë të përshtatshme dhe kur ai mendon se është koha e duhur dhe më e mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit