Bankat tek e-Albania/ Sulm kibernetik me pasoja të pariparueshme?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.12.2022, 07:54

Nga Xhildinho OZUNI

Të fundit zyrtarë të shtetit, që u bënë 'kurban' nga hakerat iranianë ishin Muhamet Rrumbullaku, drejtori i përgjithshëm aktual i Policisë së Shtetit dhe Oljan Kanushi, nën-drejtori i SHISH. Të dhënat e tyre konfidenciale, hyrjet dhe daljet të marra nga sistemi TIMS u ekspozuan në publik nga "Homeland Justice". Deri më tani, hakerat iranianë kanë ekspozuar në publik të dhënat konfidenciale të 9 zyrtarëve të shtetit shqiptar, përfshirë Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Mbrojtjes, kreun e SHISH, kreun e AKSHI, etj.

Sot, ata publikuan në kanalin e tyre në ‘Telegram’ një databazë me kapacitet prej 741.8 MB, që përmban të dhënat e 2 milionë shqiptarëve, që votojnë në zgjedhje. Ndërsa një javë më parë, hakerat publikuan një seri prej 1081 faqesh ku ekspozuan të dhënat e lejeve të drejtimit.

Që prej 17 korrikut, kur qeveria shqiptare informoi publikun se 'një sulm i sofistikuar kibernetik kishte prekur dhe nxjerrë jashtë funksionit portalin E-Albania dhe uebfaqe të tjera qeveritare’, hakerat, që dyshohet se janë të indoktrinuar nga regjimi i Iranit nuk e kanë ndalur aktivitetin e tyre, duke publikuar çdo javë dokumente dhe të dhëna sensitive të qyetetarëve shqiptarë, të vjedhura nga hakërimi i uebfaqeve të qeverisë.

Dihet se ideologjia e hakerave iranianë, për të kryer sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të shtetit shqiptar vepron si kundërpërgjigje ndaj strehimit të mijëra muxhahedinëve, që Shqipëria i ka pranuar që nga viti 2013, e që Irani i ka shpallur organizatë terroriste.

Shteti shqiptar tregoi edhe njëherë se sa i pafuqishëm është për t'i bërë ballë një sulmi kibernetik, edhe pse prej vitesh propagandohej se infrastruktura kibernetike në Shqipëri ishte më e sigurta në rajon.

Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit ose shkurt AKSHI, një institucion që pretendon se garanton sigurinë për mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve (në këtë rast të portalit E-Albania dhe sistemit TIMS), padyshim nuk e bën një gjë të tillë. Duke sulmuar serverin e AKSHI-t, që ka nën kontroll të gjitha serverat e tjerë të qeverisë, hakerat e patën mjaft të lehtë të infiltronin dokumentet dhe të dhënat konfidenciale të qytetarëve shqiptarë, duke shfrytëzuar këtu edhe paaftësinë e punonjësve të IT-së në këtë institucion.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, aktualisht vazhdon punën e pashqetësuar, edhe pse gati 2 milionë shqiptarëve u janë ekspozuar të dhënat sensitive dhe po u shiten në tregun e zi në "Dark Web".

Ditë më parë, AKSHI i kërkoi Departamentit të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave të mundësojë 4-fishimin e pagave për punonjësit që punojnë pranë këtij institucioni, me qëllim mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve qeveritare, në një kohë kur po ky institucion është akuzuar në media se ka abuzuar me afera dhe tendera fiktivë.

Tashmë që shteti shqiptar ‘nuk ka më çfarë të fshehë’ dhe institucionet ndodhen në një kaos total, hakerat iranianë ndoshta kanë hedhur sytë nga bankat, aty ku mund të realizojnë një tjetër sulm kibernetik, që do të ketë pasoja të pariparueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit