Ragip Xhaka: Graniti është lënduar shumë nga fjalët e Zanës dhe atyre që mendojnë si ajo

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2022, 23:19

Babai i Granitit, Ragip Xhaka ka pa kërkuar nga aktivistja feministe Zana Avdiu, që të mos flasë më për familjen e tij.

Postimi i fundit i Avdiut është bërë viral në rrjetet sociale, ku kjo e fundit kritikoi veprimin e Granit Xhakës gjatë ndeshjes ndaj Serbisë (duke kapur organin gjenital) dhe e quajtur ‘rrugaq’.

Derisa ishte drejtpërdrejt në “T7”, babai i lojtarit që përfaqëson Zvicrën, Ragipi ka thënë se Avdiu duhet të ketë kujdes për familjen Xhaka, duke shtuar se djali i tij gjithmonë mundohet të tregojë se serbët kanë dhunuar mbi 20 mijë gra.

"Me Granitin kontaktoj ditë për ditë. Është çështje private, nuk kam pse të tregoj se çfarë ka thënë Graniti. Pak a shumë mundeni me e ditë çka ka menduar Graniti".

"Zana Avdiut le t'i vjen turp. Turp le t'i vjen që e quan Xhakën rrugaq. Është e turpshme që ajo i del kundër shqiptarisë, nuk e di çka është sporti, e çka janë emocionet"

"Graniti është lënduar shumë nga këto njerëz si kjo zonja (Zana Avdiu). Nuk lëndohet nga kundërshtarët apo armiqtë, por në këso rastesh. Kemi mbi 20 mijë gra të dhunuara, ai është munduar t'iu tregojë të gjithëve në Angli se ata (serbët) kanë dhunuar gratë kosovarë, ndërsa kjo qohet edhe i thotë rrugaq. Ajo është rrugaqja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka".

Lidhur me këtë reagoi menjëherë edhe Avdiu, duke i thënë: “Pse çfarë do të ndodh?”.

Përgjigja e Ragipit ishte: "Ke kujdes shumë për familjen Xhaka që shkruan se do përgjigjesh në çdo mënyrë. Por, pastaj është shumë vonë. Ti nuk e di çfarë do të ndodh".

Pasi e mbylli telefonin, Avdiu refuzoi ta komentojë situatën duke shtuar se statusi i saj ka qenë që ai veprim të mos ndodh në shoqëri.

“Nuk kam çka e komentoj. Shumica e fjalëve ishin shqetësuese, prandaj nuk e komentoj. Po e sqaroj statusin, por nuk po e kuptojnë. Nuk është dashur një gjest i tillë në shoqëri. Kjo ka qenë e tërë ideja e statusit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit