Zbulohet plani me 5 pika i Mbretërisë së Bashkuar për emigrantët: Deportimi në Ruandë dhe në vendet e treta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2022, 22:36

Numri i emigrantëve që mbërrijnë çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale sa vjen e rritet edhe më tepër.

Përballë presionit të shoqërisë dhe mediave, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman po ndërmerr hapa për të penguar mbërritjen e emigrantëve.

Plani i saj është që të gjithë azilkërkuesit që përdorin rrugë "të paligjshme" do të mbyllen për një kohë të pacaktuar dhe do të ndalohen të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumë deputetë po përpiqen t’i bëjnë presion kryeministrit Rishi Sunak për të marrë një qasje më drastike ndaj gomoneve që kalojnë Kanalin Anglez.

Në planin e ofruar nga Qendra për Studime Politike janë përcaktuar disa pika:

1)Të ndalohen për një kohë të pacaktuar të gjithë azilkërkuesit që hyjnë në vend “në mënyrë të paligjshme”.

2)Deportimi i të gjithëve në Ruandë ose vende të tjera të treta

3)Bërja e paligjshme e kërkimit të e azilit në Mbretërinë e Bashkuar pasi emigrantët kanë udhëtuar nga një vend i sigurt.

4)Bërja më e vështirë e përdorimit të Aktit të Skllavërisë Moderne për të kërkuar azil, pas abuzimit të supozuar të rregullave për t'i shpëtuar dëbimit.

5)Kufizimi i numrit të pranimeve i emigrantëve që vijnë nga Ukraina, Afganistani dhe Siria në jo më shumë se 20,000 në vit.

Ministrat ende nuk kanë rënë dakord për detajet e legjislacionit të planifikuar, i cili nuk pritet të publikohet deri në vitin e ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit