Ramës nuk i del e keqja/ Poston sërish për Xhakën: Janë ca kinse patriotë…

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.12.2022, 21:23

Edi Rama është mësuar të thotë diçka, e herë t'a mbrojë e herë t'a mohojë. Me një fjalë hedh gurin e fsheh dorën. Mirëpo ky gur duket se tenton sërish të bjeri mbi kokat e shqiptarëve, të cilët nuk kanë nevojë t'i besoj fjalëve të tij.

Pas fitores se Zvicrës ndaj Serbisë ku Shaqiri shënoi një gol e ku Xhaka ishte lojtar i ndeshjes, Rama heshti për atë që dyshja shqiptare i bëri përfaqësueses së mikut të tij Aleksandër Vuçiq. Mirë që heshti por synoi të zbeh festën e shqiptarëve që Shaqiri e Xhaka i bëri krenar.

Fillimisht Rama e quajti festën e shqiptarëve një nacionalizëm qesharak dhe të rrezikshëm. Pas kësaj deklaraten të cilësuar nga shqiptarët si pro serbe, Ramës nuk i del e keqja. Ai ka reaguar sërish duke i quajtur shqiptarët si gjoja patriotë të mëdhenj.

"Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për 👐 e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj🤷🏻‍♂️" – shkruan ai në Twitter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit