Nga Shqipëria po ikin edhe mësuesit, ka mbi 2 mijë kuota mungesë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.12.2022, 20:18

Nga Shqipëria po largohen edhe mësuesit. Në të gjithë vendin mungoj rreth 2400 mësues. Në të gjitha zyrat rajonale arsimore ka kuota të lira, ku numri më i lartë i vendeve bosh është në Tiranë, Durrës, Dibër dhe Kukës.

Po ashtu numri i nxënësve ka rënë me afro 17500, krahasuar me një vit më parë, por gjithësesi nevoja për mësues ndihet shumë.

Sipas një verifikimi që ka bërë Top Chanel, në shkolla ka vende bosh për mësues me kontratë të përhershme apo të përkohshme për të zëvëndësuar mësuesit me leje lindje apo raporte mjekësore e administrative. Arsimi fillor duket se po vuan pasojat më të rënda të emigracionit, teksa edhe lëndë si matematika apo gjuha angleze kanë mungesë mësuesish.

Institucionet arsimore parauniversitare të Tiranës e fshatrave përreth kanë mungesën më të madhe, ku rezulton të jenë 333 vende të lira, kryesisht për mësues të arsimit special për nxënësit me aftësi të kufizuara si dhe mësues të arsimit fillor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit