Qyteti i Ballshit vite më parë gëlonte nga rinia dhe puna. Sot, kur rafineria e naftës ka shkuar për skrap, në rrugët e qytetit kanë mbetur vetëm të moshuar. Shumica e të rinjve dhe e forcës punëtore janë larguar nga qyteti. Zinxhiri ekonomik u ndërpre që në momentin kur uzina u shkatërrua.
Shumica e bizneseve nuk po punojnë më, qepenat janë të mbyllur e disa janë vendosur për shitje ose dhënie me qira. Të shumta janë dhe tabelat e shitjes së shtëpive. Askush nuk do të qëndrojë më në një qytet të varfër.
Sipas të dhënave, në kopshte dhe shkolla janë 400 fëmijë më pak të regjistruar. Rreth 1 mijë naftëtarë mbetën pa punë, e si pasojë, kjo u reflektua edhe në ekzistencën e qytetit.
Qyteti kur dikur prodhonte naftë për gjithë Shqipërinë, sot ka rënë në heshtje dhe në një krizë të madhe ekonomike. Rrënimin e qytetit e nisi Sali Berisha i cili privatizoi Rafinerinë, e më pas e vazhdoi Edi Rama duke e çuar atë për skrap.
Për këtë arsye sot shqiptarët po e blejnë naftën 220 lekë për litër, apo aq sa i teket Bordit t'a vendos çmimin. Rrënimi i Ballshit ka shkaktuar këtë krizë që sot po përjetojmë sa i përket çmimit të naftës.