Ministri britanik i ashpër me emigrantët: Shqiptarëve t’iu ndalohet azili

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2022, 17:21

Britania e Madhe duhet të parandalojë emigrantët shqiptarë që të kërkojnë azil në Britani, ka thënë ministri i britanik i Emigracionit Robert Jenrick.

Jenrick, i cili e mori rolin ministror më 25 tetor si pjesë e kabinetit të kryeministrit Rishi Sunak, tha se shqiptarët duhet të "përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil".

Ai shtoi se Britania duhet të forcojë politikën e saj ndaj vendit ballkanik sepse është një vend i sigurt, duke e përshkruar numrin e shqiptarëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe si “të paqëndrueshëm”.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë më shumë se një të tretën e 33,000 njerëzve që kaluan Kanalin Anglez me gomone nga janari deri në shtator të këtij viti.

Mes presionit në rritje ndaj qeverisë për të trajtuar krizën e emigrantëve, Jenrick tha se faktori shqiptar ishte tani "prioriteti numër një".

Shqipëria është një vend dukshëm i sigurt. Është shumë e vështirë të shihet se si një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë azil këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë, dhe 1000 shqiptarë janë kthyer tashmë. Ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë atje. Ne po ndjekim edhe kanalet diplomatike.
Ajo për të cilën jam i shqetësuar është se ka njerëz që vijnë në universitete këtu si një mënyrë e sigurt për të sjellë familjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të qëndruar këtu për një periudhë të gjatë. Një numër shumë i konsiderueshëm njerëzish e përdorin këtë si një rrugë drejt një jete në Mbretërinë e Bashkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit