Buzëqeshi festave! Fushata New Year JUMBO

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.12.2022, 16:09

Periudha më e shumëpritur e vitit erdhi dhe bashkë me të edhe koha për dekorimin e shtëpisë, blerjen e aksesorëve të nevojshëm për darkat festive dhe për dhuratat që do t’i bëjmë njerëzve të dashur. Asgjë nuk është më e bukur se atmosfera e festave, por së bashku me emocionet e bukura lindin edhe dilemat se ku mund të gjejmë dekoret dhe dhuratat më të veçanta.

Kur mendon për pemën e Krishtlindjeve, për shtrimin dhe përgatitjen bukur të tryezës së darkave festive me familjen, për shiritat zbukurues dhe dritat shumëngjyrëshe të cilat i japin atmosferën e duhur të gjithë shtëpisë, mendja të shkon tek Jumbo, i cili është prej vitesh shoqëruesi kryesor i festave në çdo familje.

Kujdes e vëmendje të veçantë në Jumbo i kushtohet elementit kryesor të festave, pemës së Krishtlindjeve. Me mundësi të pafundme zgjedhjesh, ngjyrash e formash për të gjitha shijet, që nga dekoret klasike e tradicionale e deri tek dekoret moderne e bashkëkohore.

Babagjyshët, shtëpizat prej druri, topat shumëngjyrësh, dritat e yjet e shumëllojshëm nga Jumbo, kurojnë çdo detaj të pemës dhe ambienteve të shtëpisë.

Gjatë periudhës së festave, po aq rëndësi sa dhoma e ndenjjes ka edhe kuzhina, aty ku përgatiten recetat e shijshme që mbledhin në tryezë të gjithë familjen. Aksesorët me ngjyrat simbolike si e kuqja, e arta, e gjelbra e bëjnë edhe me të dashur e të ngrohtë atmosferën në shtëpi. Mbulesat e tavolinës, pjatat, filxhanët, format e ndryshme të biskotave plotësojnë njëra- tjetrën si një pazëll i madh festiv.

Por, kur vjen puna tek festat, ka diçka që kurrsesi nuk mund ta harrojmë: dhuratat për familjen, miqtë e kolegët. Të vegjëlit e familjes janë të përkëdhelurit e Jumbos. Mijëra lodra për fëmijët e të gjitha moshave janë gati për të plotësuar dëshirat e tyre. Kukullat, makinat, robotët me bateri, formueset e ndryshme e lodrat që stimulojnë kreativitetin e imagjinatën gjenden në modele e ngjyra të ndryshme, për të lumturuar të gjithë fëmijët.

Këtë fundvit Babagjyshi nuk është i vetëm, por e ndihmojnë tre personazhet e dashur, BoBo, MeiMei dhe JoJo, personazhe që i kanë shoqëruar miqtë e vegjël të Jumbos gjatë çdo sezoni të këtij viti. Me mijëra dekore e dhurata,

Jumbo e bën edhe këtë fundvit të magjishëm!

Buzëqeshi festave, me Jumbo!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit