Trasportuesit privat ende kanë shpresë për marrëveshje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2022, 16:01

Miliona denarë borxhe, kredi, përmbarues dhe ikje në mërgim. Kështu e përshkruajnë gjendjen e tyre momentale disa nga transportuesit privat, të cilët, për rreth një muaj nuk qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.

Rexhep Ramadani thonë se duke shpresuar se Qyteti i Shkupit do ua paguaj paratë për të cilat kanë punuar, ka hyrë në borxhe prej rreth 100 mijë euro. Tani detyrohet që tetë shoferë t’i largojë nga puna, ndërsa përmbaruesit mund ti marrin pronat e tij.

“Nëse vazhdon kjo ne detyrohemi të ndalemi tërësisht, ti ç’lajmërojmë shoferët, sepse nuk ka të hyra askund. Na kanë detyruar të mbështetemi për muri, rreth 27 vite e punoj këtë profesion… Për borxhin tim prej rreth 100 mijë euro, dua ose nuk dua unë, duhet të shes diçka, ose me përmbarues, na shkon ose shtëpia a banesa, ose nuk ka zgjidhje tjetër nëse nuk na lëshojnë paratë. Deri kur e keni afatin për të paguar borxhet? Afat nuk ka, për çdo ditë lajmërohen, çdo ditë sidomos ata për naftën. Çdo ditë”, u shpreh për Alsat M Rexhep Ramadani, transportues privat.

Ibrahim Haziri thotë se në transportin privat, punon bashkë me dy djemtë e tij. Por pasi Qyteti i Shkupit ua ndërpreu kontratën, ai rrezikon të mbetet pa punë por edhe pa dy djemtë, të cilët kanë nisur procedurat për largim nga vendi.

“Faktikisht, ata duke mos parë perspektivë, të dy djemtë kanë shkuar kanë aplikuar për viza gjermane. Kjo jo që na merr punën, po na merr bukën, por po na merr edhe fëmijët. Janë të detyruar të ikin. Unë kam qen një prej ithtarëve që gjithmonë kam luftuar që rinia, njerëzit të mos ikin. Jetën e kam sakrifikuar nëpër rrugët e botës që të arrijmë deri tek kjo që ta kenë fëmijët e mijë këtu një punë, rreth shtëpisë, e të mos ikin rrugëve të botës, por ja edhe fati i tyre po shkruhet që edhe ata pa tjetër të shkojnë”, shtoi Ibrahim Haziri, transportues privat.

Transportuesit privat thonë se nëse nuk ka marrëveshje, atëherë ata do të përjetojnë kolaps ekonomik, se do u shkatërrohet i gjithë investimi sepse nuk do të kenë mundësi as të shesin autobusët e as të bëjnë ndonjë punë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit