Tyson Fury mbron titullin WBC në peshën e rëndë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.12.2022, 09:56

Tyson Fury ka mbrojtur titullin WBC në peshën e rëndë. Boksieri britanik e fitoi ndeshjen e zhvilluar mesnatën që shkoi kundër Derek Chisoras.

Fury e dominoi këtë duel nga fillimi, teksa ia doli edhe mbyllte ndeshjen me nokaut.

Sfida mes tyre shkoi deri në raundin e dhjetë, kur dhjetë sekonda para se të përfundonte ky raund, gjyqtari Victor Louglhin ndërhyri dhe e mbylli përballjen.

Për Tyson Furyn, kjo ishte kjo fitorja e 33-të në karrierën e tij profesionale, si dhe fitorja e 24-të me nokaut.

Nga ana tjetër, për Derek Chisoran ishte kjo humbja e 13-të në karrierën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit