Mashtrimet financiare, zbulohen dy futbollistët që spiunuan Juventusin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.12.2022, 09:01

Juventusi është në një situatë kaotike, pasi skuadra ka shpallur falimentimin dhe është larguar i gjithë bordi drejtues. Sikur mos mjaftonte kjo, po zbulohen çdo ditë e më shumë skema mashtrimi financiare nga klubi bardhezi.

Për të mbuluar gropat në bilancet financiare, ish-kapiteni i bardhezinjve, Xhorxhio Kielini, dërgonte mesazhe në grupin Whatsapp-it të lojtarëve, u kërkonte që të deklaronin se kishin hequr dorë nga 4 rroga mujore.

E vërteta ishte se të gjithë dinin që tre nga këto rroga do t’u paguheshin në një kohë të dytë në bazë të një akordi të fshehtë dhe se kishin hequr dorë nga vetëm një rrogë.

Këto gjëra Juventusi i bënte për të modifikuar bilancet financiare. Prej ditësh shumëkush ka pyetur se si kanë përfunduar në duart e hetuesve këto mesazhe dhe më në fund është zbuluar autori.

Më saktësisht janë dy lojtarë që ua kanë kaluar materialin hetuesve. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se dy lojtarët të cilët ia kanë raportuar ata hetuesve që i kanë marrë në pyetje, janë Matijs De Ligt dhe Matia de Shiljo.

Nëse për të parin edhe mund të jetë e kuptueshme pasi nuk është pjesë e bardhezinjve pasi i është bashkuar Bajern Myninh në verë, ka shumë çudi për veprimin e të dytit i cili është ende pjesë e skuadrës torineze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit