Franca dhe Anglia në fushë, ja dy duelet e sotme për raundin e 16-ve në Botëror

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.12.2022, 08:12

Ditën e djeshme u mësuan dy ekipet e para çerekfinaliste të Botërorit, të cilat ishin Holanda dhe Argjentina.

Ndërkaq, ditën sotme do të zbulohen edhe 2 ekipet e tjera që do të vijojnë më tej rrugëtimin.

Në fushë do të zbresin Franca dhe Anglia, që janë padyshim dhe 2 ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu.

Në orën 16:00, “Gjelat” e Didier Deshamp do të përballen me Poloninë e Levandovskit, ndërkohë që në orën 20:00 do të jetë radha e “3 Luanëve”, për të luajtur kundër Senegalit.

Dy duele këto që pritet të jenë tepër të luftuara, me Francën dhe Anglinë që janë favorite në letër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit