Përplaset tri vetura, lëndohen katër persona në Bresje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2022, 21:54

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Bresje të Fushë Kosovës pasditen e së shtunës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për mediat.

Krasniqi, tutje ka njoftuar se katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje”, ka deklaruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit