Shqiptari terrorizon klientët e një klubi, pështyn dhe kafshon policët italianë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.12.2022, 21:05

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pesaro pas një incidenti në një klub.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari nën efektin e alkoolit filloi të shqetësonte kamerierët, por edhe klientët dhe klientët e klubit deri në atë pikë sa i terrorizonte ata. Pronari i klubit duke parë gjendjen e shqiptarit njoftoi policinë.

Kur shqiptari pa policët, filloi t’i pështyjë, kafshojë dhe kërcënojë para klientëve të klubit. Efektivët e policisë e prangosën shqiptarin dhe ia mbuluan fytyrën me një maskë për të mos e lejuar që të vazhdonte të pështynte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit