Greqi/ Kjo është 19-vjeçarja që u vra nga i dashuri shqiptar, e qëlloi me 2 plumba në kokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.12.2022, 20:27

Krisjana Brakaj është 19-vjeçarja shqiptare e cila është vrarë mëngjesin e sotëm nga partneri i saj shqiptar Qamil Taja.

E reja shqiptare u vra nga partneri i saj 23-vjeçar në shtëpinë që ata ndanin bashkë në Kaminia, Greqi. 23-vjeçari shqiptari pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua.

Ai ka deklaruar në polici se ishte nën ndikimin e drogës kur vrau 19-vjeçaren dhe se ishte tepër xheloz për të.

I riu shqiptar punonte në një lokal në Troubë kur sapo ishte kthyer nga puna dhe vrau 19-vjeçaren. Edhe Krisjana punonte në një klub nate kur sapo u kthye në shtëpi dhe u përball me partnerin e saj xheloz.

Pas një debati mes tyre, shqiptari nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas fjalëve të tij) dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit