BIRN: Konfiskimi i pallateve pa leje, qeveria ka uzurpuar kompetencat e gjyqësorit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.12.2022, 20:00

I ulur në zyrën e tij pas një pirgu dosjesh, kryeministri Edi Rama deklaroi më 21 nëntor se kishte firmosur konfiskimet e 15 pallateve në tejkalim të lejes apo pa leje ndërtimi. Rama sulmoi gjithashtu skeptikët që e kishin vënë në dyshim qëllimin e qeverisë së tij dhe akuzoi Prokurorinë se kishte fjetur mbi kallëzime.

Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash, strehim ose shërbime sociale,” deklaroi Rama.

Dalja publike e kryeministrit vjen pas një vendimi të diskutueshëm të marrë nga qeveria e tij në shtator për konfiskimin e objekteve për qëllime fitimi që kanë shkelur lejet e ndërtimit si dhe bilancin e deritanishëm të këtij aksioni.

Por ekspertë të qeverisjes dhe legjislacionit thonë se qeveria ka uzurpuar kompetencat e gjyqësorit dhe janë dyshues për suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi e krahason këtë fushatë të re të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje me operacionin sipas tij të dështuar “Forca e Ligjit”.

“Problemi është më i madh akoma në këndvështrimin kushtetues, për arsye se qeveria ka zgjetuar hapësirën e pushtetit të saj duke kufizuar pushtetin e gjyqësorit. Në këto kushte, kjo vendimmarrje i shpëton nga ndëshkimi penal shkelësit, garanton disa para të hyra, ndoshta në shumë në xhepat e politikanëve se sa në arkën e shtetit dhe njëkohësisht premton në rolin e Robin Hudit, që do ua marrë të pasurve dhe do ia japë të varfërve, gjë që as ka ndodh dhe as ka për të ndodhë,” tha Preçi./BIRN/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit