Holanda kalon në çerekfinalet e Botërorit, pritet të përballet me Argjentinën

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.12.2022, 19:17

Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit Katar 2022. Tulipanët kanë arritur një fitore bindëse ndaj Amerikës me rezultatin 3-1.

Golat e hollandezëve u realizuan nga Depaj, Bild dhe Dumfris, ndërsa golin e vetëm për amerikanët e shënoi sulmuesi Rajt.

Në çerekfinale pritet që tulipanët të kenë përballë Argjentinën. Skuadra latine do të ndeshet me Australinë sot në mbrëmje, një ndeshje e lehtë në letër për Mesin me shokë. Megjithatë eleminimi i Gjermanisë apo Uruguait, ka treguar se ky Botëror nuk njeh emra por lojë të pastër në fushë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit