MPB: Nuk ka pasur kërcënime dhe sulm ndaj policëve në Haraçinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2022, 18:26

MPB-ja, pas kontrolleve të detajuara nga SPB-Shkup dhe kontrolli i brendshëm, i ka quajtur dezinformata njoftimet se zyrtarë të policië janë sulmuar në Komunën e Haraçinës

“Nga kontrollet e kryera është konstatuar se më 30.11.2022 tre zyrtarë të policisë kanë ndaluar një automjet “Folksvagen” që drejtohej nga një i mitur, por nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, për çka kundër tyre janë ngritur nisma për procedura disiplinore, kurse pas bisedave zyrtare tre zyrtarët e policisë mohojnë se kanë pasur kërcënime dhe presione” – thonë nga MPB.

Policia ka bërë thirrje që para se të kontrollohen faktet të mos publikohen dezinformata që shqetësojnë qytetarët.

Mediat më 1 Dhjetor kishin njoftuar se në Haraçinë të Shkupit, katër policë në një postbllok policer kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një person pa dokumente valide. Personi, sipas shkrimeve të mediave, ka ofenduar policët pas cka ka ikur nga vendngjarja.

Lidhur me këtë ngjarje, në polici janë ftuar një I mitur 17-vjecar dhe babai i tij nga Saraji I Shkupit. I mituri ka sqaruar veprën dhe do të përgjigjet për shkak të vozitjes pa patent shoferi, kurse prindi për shkak se e ka lejuar këtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit