E FUNDIT/ Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Elbasan, një i vdekur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.12.2022, 18:22

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Joq Albania ka siguruar edhe pamjet nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit