Mickoski: Pjesëtarë të MPB-së bashkëpunojnë me grupe kriminele në Haraçinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2022, 15:55

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në Butel ka kritikuar MPB-në e udhëhequr nga Oliver Spasovski.

Mickoski tha se kriminelë nga Haraçina mbrohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Të gjithë e dimë se funksionon në territorin e komunës së Haraçinës dhe që sillen si pronarë të këtij qyteti, ndërsa MPB për atë se kreu i MPB-së është bashkëpunëtor i tyre, janë të pafuqishëm që tu kundërvihen. Këta njerëz, flas për policët, janë në gjendje të pakëndshme, kanë mundur shumë lehtë të jenë viktima të kësaj narko-bande që i gjithë Shkupi e di se kush është, ku jeton dhe si duket”, tha mes tjerash Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit