A duhet t’i them të dashurës sime që kam fjetur me ish-in e saj?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.12.2022, 13:51

Kjo është historia e një vajze, e cila kërkon mendimin e një eksperti të Bustle, nëse duhet apo jo t’i tregojë të dashurës së saj, që ka fjetur me ish-in e saj.

Pyetje: Rreth gjysmë viti më parë, u lidha me një djalë me të cilin flirtoja në internet për një kohë të gjatë. Jetonim në vende të kundërta të botës dhe ai nuk ishte i interesuar për lidhje në distancë. Por kohët e fundit jam bërë shoqe me ish-të dashurën e tij dhe po flirtojmë. Ajo nuk e ka idenë që unë kam qenë e lidhur me ish-in e saj. Dhe ai nuk e ka idenë që unë jam duke u takuar me ish të dashurën e tij. Mendoj se ndarja e tyre nuk ishte e paqtë dhe ata nuk kanë qëndruar miq. A i detyrohem shpjegim ndonjërit prej tyre apo tashmë nuk kanë pse ta dinë?

Përgjigje: Ka shumë pak gjëra që unë mendoj se dikush "i detyrohet" dikujt kur bëhet fjalë për informacionin e takimeve të kaluara. Ajo që i "i detyrohesh" dikujt kur takohesh ose flirton me të është, si rregull i përgjithshëm, mirësia dhe respekti.

Unë nuk mendoj se ju duhet t'i tregoni asnjërit për faktin se keni qenë ose jeni të përfshirë me ish-in e tyre. Dhe nëse ky do të ishte ndonjë person tjetër që nuk ishte ish-i i tyre, ju ndoshta nuk do të sillnit një lidhje të një viti e gjysmë më parë ë viti më parë.

Nëse ju vetë vendosni që t’ia tregoni asaj këtë inforacioni duhet të merrni parasysh që ekziston mundësia që kjo bisedë t'ju kushtojë marrëdhënien me miken tuaj aktuale.

Megjithatë, nëse nuk jeni më në kontakt me ish të dashurin e saj, nuk keni interes për të dhe nuk keni pritur një kohë të gjatë për t'i treguar asaj situatën, atëherë ndoshta nuk ka arsye që t’ia tregoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit