Djali dhe vajza bëhen bashkë, marrin me forcë 38-vjeçarin në makinë dhe e dhunojnë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.12.2022, 13:08

Policia ka arrestuar sot një djalë 25-vjeçar me iniciale D.D., dhe ka proceduar një vajzë, 29 vjeçare, me iniciale D.D., pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë marrë me forcë një person në mjetin e tyre ku dhe e kanë dhunuar. Ky i fundit është identifikuar si shtetasi me iniciale A. S., 38 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit