Çfarë do ndodhë në 6 dhjetor?! Met Rrumbullaku dhe Berisha përplasen për protestën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.12.2022, 12:47

Të martën e 6 dhjetorit, ditë kur pritet të mbahet edhe Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar thirrjen e një proteste. Protestë të cilën thotë se do ta zhvillojë aty ku është tradita e opozitës, para Kryeministrisë.

“Aty ku është në traditën e opozitës, para kryeministrisë pasi Edi Rama dhe ajo godinë është gjenerator i të zezave të shqiptarëve. Aty do të jetë qendra”, deklaroi Berisha disa ditë më parë.

Por sot në një konferencë për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka njoftuar se në 6 dhjetor një sërë aksesh do të jenë të bllokuara, me qëllim mbarëvajtjen e Samitit, ndërsa ka theksuar se Perimetri i Sigurisë është i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar.

Sa i takon protestës ai ka garantuar që mbarëvajtja e saj do të garantohet, por jashtë perimetrit të sigurisë.

Data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor.

Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar’, tha Rrumbullaku.

Po ashtu ai ka paralajmëruar se Policia është e përgatitur për çdo rast nëse do ketë tentative për zhvillimin e saj para Kryeministrisë.

“Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”.

Tashmë mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë më 6 dhjetor…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit