25-vjeçari shqiptar, i cili i mori jetën gruas së tij 19-vjeçare, mëngjesin e ditës së sotme (3 dhjetor 2022) punonte në një lokal në Troubë. Pak momente para se të kryente krimin makabër, ai ishte kthyer nga puna. Edhe 19-vjeçarja fatkeqe punonte në një lokal nate në Kallithea.
Ashtu siç ka rrëfyer vetë shqiptari, me tu kthyer të dy në shtëpi, ata kanë nisur të grinden dhe shkak ishte xhelozia e tij kundrejtë partneres.
Kështu nën ndikimin e drogës, konkretisht të kokainës , ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas asaj që tha) dhe e qëlloi dy herë në kokë bashkëshorten e tij.
Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ai ka lajmëruar Policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e gjeti gruan e pajetë të shtrirë në tokë.


