25-vjeçari shqiptar vret me armë të dashurën 19-vjeçare: Çmendesha nga xhelozia!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.12.2022, 12:10

Xhelozia duket se ishte motivi që “armatosi” dorën e një 25-vjeçari, i cili vrau partneren e tij 19-vjeçare në Pire, sipas informacioneve, të dy me origjinë shqiptare. Një vrasje e re që do t'i shtohet listës së gjatë të viktimave që patën vdekje të tmerrshme nga duart e partnerëve apo bashkëshortëve të tyre.

Sipas informacioneve të enikos. gr, 19-vjeçarja ka shkuar mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e 25-vjeçarit, dhe ky i fundit i ka bërë një skenë xhelozie e për pasojë kanë nisur të grinden ashpër.

Situata doli jashtë kontrollit dhe 25-vjeçari mori armën dhe e qëlloi. 19-vjeçarja ra e vdekur dhe partneri i saj e la në shtëpi. Pas vrasjes, i riu udhëtoi me makinën e tij gjithë natën.

Paraditen e së shtunës ai është paraqitur në Komisariatin e Pireut, ku i ka treguar policisë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe arsyen pse e ka vrarë partneren e tij.

Thuhet se ai pranoi se ishte shumë xheloz për të dhe se ata shpesh grindeshin. Ai raportohet se ka qenë gjithashtu nën ndikimin e kokainës dhe nuk e kuptonte se çfarë po bënte.

Ai u ka treguar se 19-vjeçarja ka vdekur në shtëpi dhe menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje.

Të tronditur nga krimi janë miqtë dhe kolegët e çiftit. 19-vjeçarja punonte në një lokal në Kallithea dhe 25-vjeçari në një lokal në Troumba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit