“Drogë” në formë çokollate nga Korça në Elbasan/ Kapen tre të rinjtë, mes tyre një vajzë (Detaje)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.12.2022, 11:20

Tre persona, mes tyre një vajzë, janë arrestuar nga policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” .Në njoftimin për media bëhet e ditur gjithashtu se janë shpallur në kërkim edhe pesë persona të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të drogës.

Të arrestuarit janë L. Gj., 23 vjeç, banues në Pogradec, B. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G. P., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë operacionit, Policia ka ndaluar automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. Gj. dhe pasagjere shtetasen B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që këta shtetas po e transportonin nga Korça në drejtim të Elbasanit.

Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe shtetasi G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 shtetasit e mësipërm.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit