Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar pak kohë më parë në një shtëpi bari në Angli kanë deklaruar se burgu është më i mirë se Shqipëria.
Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u kapën në një shtëpi bari të ngritur në një pallat të braktisur në Strood të Kentit, në gusht të këtij viti.
Policia gjeti drogën e klasit B që rritej në disa dhoma të pronës trekatëshe dhe shqiptarët që punonin si "kopshtarë" për 347 bimët me vlerë midis 166,000 dhe 260,000 £.
Firaku, 43 vjeç, nga Lutoni, kishte filluar punë në shtëpinë e barit para 5 ditësh pasi kishte mbërritur legalisht në Mbretërinë e Bashkuar më 5 gusht. Kur u pyetën nga policia nëse e dinin se ishte e paligjshme rritja e kanabisit, shqiptarët thanë se “burgu është më i mirë se Shqipëria”.
Sulaj, 32 vjeç tha se ishte vënë nën presion për të shlyer borxhin e tij prej 20,000 £ ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që e kishin çuar në Mbretërinë e Bashkuar në mars të këtij viti. Andi Zyberaj, 35 vjeç dhe Ermir Zyberaj, 32, të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ishin kontrabanduar gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar njëri në pjesën e pasme të një furgoni dhe tjetri me kamion dhe jetonin në Luton.
Ermir Zyberaj po shlyente një borxh prej 50 mijë eurosh, por nuk tregoi nëse kjo ka të bëjë edhe me kontrabandën e njerëzve.
Të katër shqiptarët u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.Firaku dhe Zyberajt u dënuan me nga shtatë muaj burg ndërsa Sulaj u burgos me tetë muaj. Duke ditur se ata kanë qendruar në paraburgim deri tani, dënimi i tyre është drejt fundit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Adoleshenti në semafor
Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
I riu nga Tirana
Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
Studentja që diplomohet
Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
Ultrasit e ekipit të vllaznisë
Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
Gruaja fisnike, që shet misra
Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Vajza zemërgjerë
Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.