Serbët spiunojnë tifozët shqiptarë në Katar, s’durojnë dot plisat dhe njoftojnë rojet e stadiumit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.12.2022, 23:34

Ndeshja Serbi-Zvicër e cila u mbyll me fitoren e helvetëve dhe eliminimin e serbëve nga Kupa e Botës në Katar përcolli shumë emocione dhe tension.

Tensioni u shfaq mes lojtarëve në fushë por edhe tifozëve në tribunat e stadiumit. Tifozët shqiptarë që kishin shkuar për të parë dhe mbështetur Zvicrën dhe lojtarët shqiptarë nuk u lejuan të mbanin brenda në stadium flamujt dhe simbolet kuqezi.

Por shqiptarët ia arritën që të merrnin brenda në stadium disa prej simboleve shqiptare. Disa tifozë janë futur në stadium me plisin kombëtar me shqiponjë.

Diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve serbë. Në mediat dhe rrjetet sociale po qarkullon një video ku tifozët serbë spiunojnë shqiptarët te rojet e sigurisë në stadium.

Një grup tifozësh serb flasin me rojet e stadiumit dhe më pas disa prej tyre shoqërojnë tifozin shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit