Reforma tatimore me masa të buta pa taksa të reja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2022, 19:05

Në reformën tatimore që Qeveria e paralajmëroi dje, nuk ka thuajse asgjë të re, ndaj dhe nuk mund të quhet reformë. Sipas ekspertëve, këto janë masa të buta që nuk do të bëjnë asnjë ndryshim në raport me sistemin tatimor. Eksperti i tatimeve Pavle Gacov thotë se është mirë, që Qeveria ka hequr dorë nga tatimi i punëtorëve me honorar, depozitat e kursimeve dhe fitimet e riinvestuara. Ai sugjeron që qeveria t’i përkushtohet më seriozisht këtij problemi në të ardhmen.

“Do të mirëprisja heqjen e mundësisë së tatimit të depozitave të kursimeve, nga depozitat me afat. Ta theksojmë pjesën për punonjësit me honorar, ata thanë se do të bëhet fjalë për pagesën vullnetare të kontributeve sociale”, tha Pavle Gacov -ekspert tatimor.

Sipas ekspertit Branimir Jovanoviq, i cili ka qenë këshilltar i ministrit të Financave Dragan Tevdovski, me të cilin janë larguar nga qeveria pikërisht për shkak të vonesës së tatimit progresiv, thotë se partia që paraqitet si socialdemokrate ka ndryshuar tërësisht politikën e saj në tre vitet e fundit.

“Në një vend ku ka dallime më të mëdha klasore dhe ku ka shkallë më të lartë të varfërisë në Evropë, ajo qeveri tani pas disa vitesh ardhje në pushtet e ka kthyer plotësisht historinë, ka kthyer një fletë të re dhe tani funksionon jashtëzakonisht vetëm për të pasurit”, u shpreh Branimir Jovanoviq- Instituti i Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për “alsat” konfirmoi se me kërkesë të palëve të prekura është hequr tatimi progresiv, si dhe taksat e tjera të paralajmëruara më parë. Kryeministri thotë se ka risi për TVSH-në, për produkte të caktuara.

“Ka produkte të caktuara që ne i konsiderojmë si produkte luksi, si tartufi, ushqime të detit, të cilët janë produkte të klasit më të lartë, dhe mendoj se nuk duhet të jenë me një normë preferenciale prej pesë për qind, do të jenë me një normë preferenciale për të mos shkaktuar efekt të caktuar inflacioni, dhe do të jenë 10 për qind”, deklaroi Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Qeveria njoftoi se do të luftojë kundër ekonomisë gri dhe do të mbledhë mbi 70 milionë euro në vit, nga kjo reformë tatimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit