Serbi-Zvicër/ Ndalohen në stadium flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 02.12.2022, 18:56

Në prag të nisjes së ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, autoritetet pranë stadiumit nuk kanë lejuar që të hyjnë tifozë që mbajnë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas raportimeve, disa prej tifozëve janë kthyer mbrapsht deri sa të hiqnin flamujt për të hyrë në stadium. Si duket autoritetet kërkojnë që tifozët e mundshëm shqiptarë të mos identifikohen përkrah Xhakës apo Shaqirit që zbresin në fushë.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë edhe ndonjë porosi e Serbisë, e cila u eleminua në vitin 2018 po nga Zvicra në Botërorin e Rusisë. Dyshja shqiptare festuan me simbolet kombëtare duke shkaktuar jo pak tensione në radhët e serbëve. Dy lojtarët më pas u gjobiten nga federata zvicerane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit