Policia po negocionte dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.12.2022, 17:16

Sokol Halili dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në orët e pasdites ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai përmendi në njoftim se policia ishin duke negociuar dorëzimin e tij e që më pas i njëjti kishte vrarë veten.

Sipas Kallxo.com, policia ishte duke negociuar dorëzimin e Sokol Halilit përmes babait të tij.

Babai i Sokol Halilit ishte dalë jashtë shtëpisë dhe u ka thënë zyrtarëve policor se do të dorëzohet biri i tij, ndërsa i njëjti më pas kur ka dalë edhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit