Bordi i Ramës nuk mban më, rrit çmimin e naftës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2022, 13:41

Bordi i Rransparencës ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve, edhe pse në bursë nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi. Duket se oligarkët e naftës nuk u ka shkuar mirë ulja që bënë këto ditët e fundit dhe kanë vendosur që tashmë t'ua ngopin qytetarëve.

Sipas vendimit të Bordit, dokument i cili nuk ka dalë ende zyrtarisht, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë, me një rritje prej tetë lekësh.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 195 lekë, nga 191 lekë që ishte deri tani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit