Prindërit e 199 fëmijëve që vdiqën kërkojnë dëmshpërblim, ua dëmtoi veshkat shurupi që pinë për kollën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.12.2022, 12:56

199 të mitur, kryesisht fëmijë në moshë të vogël kanë humbur jetën në Indonezi, si pasojë e problemeve me veshkat. Mediat e huaja raportojnë se ata u sëmurën rëndë pas shurupeve që prindrit u dhanë për eleminimin e kollës.

Kështu familjarët e viktimave tashmë kanë paditur qeverinë dhe kërkojnë kompensim prej 2 miliardë rupiah (rreth 128,000 euro) për çdo viktimë që vdiq dhe rreth 1 miliard rupiah (rreth 64,000 euro) për ato viktima që u sëmurën rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati një prej familjeve, i cili theksoi edhe se familjet vendosën të dalin para drejtësisë pasi autoritetet nuk ndaluan shitjen e shurupeve të rrezikshme.

Këta prindër thjesht donin të bënin mirë për fëmijët e tyre”, tha ai, ndërsa shtoi: “askush nuk mori përgjegjësinë për vdekjet. Jemi shumë të zhgënjyer me situatën aktuale”.

Padia u ngrit kundër Ministrisë së Shëndetësisë të Indonezisë, Agjencisë për Sigurinë e Ushqimit dhe Barnave (BPOM) dhe shtatë kompanive të përfshira në shitjen e këtyre shurupeve që përmbanin sasi të tepërt të dietilen glikolit dhe etilen glikolit, dy përbërës që mund të jenë të rrezikshëm. Në sasi të mëdha, dietilen glikol dhe etilen glikol mund të jenë toksike dhe të çojnë në dëmtim serioz të veshkave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit