U kapën në shtëpinë e barit në Britani/ Dy shqiptarët në gjykatë: Po shlyenim borxhet se erdhëm me kamion

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.12.2022, 11:52

Historia e dy shqiptarëve që rrezikojnë sot të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, është historia e dhjetrave, në mos qindrave shqiptarëve atje, të cilët të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike në Shqipëri, rrezikojnë jetën e tyre jashtë vendit. Dy shqiptarët Marjan Markaj dhe Pashko Malota rrezikohen të dëbohen nga Britania e Madhe për rolin e tyre në prodhimin e më shumë se 1000 bimëve kanabis.

Ata u arrestuan për shkak të një bastisjeje në magazinë CB Furniture në rrugën Shaë, Great Lever, më 1 qershor. Mediat e huaja raportojnë se dy shqiptarët ranë dakord të kujdeseshin për fermën e kanabisit për të shlyer borxhin e shkaktuar për kalimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë disa vite më parë.

Gjatë operacionit policia sekuestroi bimë kanabisi me një total prej më shumë se 60 kg drogë, si dhe pothuajse 8 kg drogë që ishin vendosur nëpër thasë. Ata akuzuan Markajn dhe Malotën për prodhimin e një lënde të klasit B, akuza e cila u pranua nga dy shqiptarët. 30-vjeçari Markaj tha nga ana tjetër se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.

Gjykatësi pranoi se dyshja, ndaj të cilëve nuk rëndonte asnjë akuzë e mëparshme penale, ishin punëtorë me pak ose aspak vetëdije për organizatën kriminale ku ata ishin punësuar. Ndërkohë, Malota, i cili pohoi se ka ish-gruan me kancer dhe dy fëmijë gjithashtu në Britaninë e Madhe, shtoi se “barra do i bjerë asaj për t’u kujdesur për fëmijët”.

Në përfundim të seancës, dy shqiptarët u dënuan me 20 muaj burg, ku gjysma e dënimit do të kryhet me burg dhe pjesa tjetër me garanci. Po ashtu ata u paralajmëruan se rrezikojnë të dëbohen pas përfundimit të afatit të garancisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit