Vdes kanibali japonez që vrau dhe hëngri studenten ‘si shprehje dashurie’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.12.2022, 10:03

Issei Sagawa, i quajtur "kanibali japonez" për vrasjen dhe ngrënien e një studenti holandez në Paris në vitin 1981, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Krimi i tij kishte shkaktuar tmerr në të gjithë botën. Sagawa vdiq nga pneumonia dhe funerali i tij u mbajt tashmë vetëm me të afërmit e tij të pranishëm, ndërsa nuk është planifikuar asnjë ceremoni publike.

Issei Sagawa ishte student në Paris, në Universitetin e Sorbonës, kur, më 11 qershor 1981, ai ftoi një kolege holandez, René Hartefeld, për darkë në banesën e tij. Atje ai e vrau duke e qëlluar në qafë me një armë dhe e përdhunoi, përpara se ta copëtonte dhe të hante pjesë të ndryshme të kufomës së saj gjatë tre ditëve.

Ngrënia e kësaj vajze ishte një shprehje dashurie. Doja të ndjeja brenda meje ekzistencën e një personi që dua” , kishte thënë ai pas arrestimit.

I diagnostikuar nga ekspertët si i sëmurë mendor, ai nuk u dënua dhe u mbajt në paraburgim në Francë dhe më pas në Japoni, përpara se të rifitonte lirinë në gusht 1985.

Sagawa u bë yll mediatik dhe priti gazetarë të shumtë në apartamentin e tij në një periferi të Tokios. Ai ishte shfaqur disa herë në televizionet japoneze dhe kishte botuar libra bestseller si "Kanibali" ose " Do të doja të më hante", si dhe kishte skicuar një manga (libër komik japonez), në të cilën rrëfente krimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit