“Do i vras burrin dhe para teje do bëj seks me motrën tënde”, deklarimi shokues që Hamidja bënte për Sokolin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.12.2022, 09:46

Ditën e djeshme motrat e Hamide Magashit folën në lidhje me frikën që ata kanë se ish-bashkëshorti, i cili i vrau njërën motër në oborrin e maternitetit në ditën kur do të lindte, mund t’i vrasë edhe motrën e vogël.

Dhe në fakt ata nuk e kanë thënë këtë pa baza, por duke u mbështetur në deklaratat që Sokol Halili kishte lëshuar në të shkuarën ndaj Hamides. Sipas medieve kosovare, viktima kishte deklaruar te organet e rendit në Kosovë se Sokoli e ka kërcënuar vazhdimisht të ndjerën.

Mësohet se ai ishte shprehur se do të vriste bashkëshortin e motrës së vogël dhe do të kryente marrëdhënie me të në prezencë të Hamides. Përveç kësaj dëshmie shokuese, 35-vjeçarja kishte raportuar për dhunë të vazhdueshme të bashkëshortit të saj.

Gjithashtu ajo kishte deklaruar në polici se çdo vizitë te familja e saj e kishte bërë me shoqërimin e vjehrrës, për shkak të xhelozisë së sëmurë të ish-bashkëshortit. Ajo kishte thënë se paratë që merrte nga puna e saj në Komunën e Ferizajt i dorëzonte te Sokoli, madje paguante edhe gjobat e tij të makinës.

Hamide Magashi kishte deklaruar disa herë se ishte kërcënuar me armë, pretendime të cilat ishin mohuar nga Sokol Halili. Në muajin korrik policia pati bastisur shtëpinë e vrasësit dhe gjeti dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz.

Pasi ishte marrë në pyetje në lidhje me armët, ai ishte lënë i lirë me urdhër të prokurorit Rasim Maloku. Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 eurosh dhe këtu nis edhe papërgjegjshmëria e madhe e institucioneve kosovare, që çoi në vdekjen e një gruaje 35-vjeçare dhe fëmijës që do ta lindte në ditën kur u vra pikërisht nga babai i bebes.

Në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale të kanosjes, rast i cili është duke u trajtuar. Ndërkohë, ai vijon të jetë në arrati, me policinë e Kosovës, që nuk ka arritur ta lokalizojë ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit